Itali, i riu vret nënën e tij me grushte dhe shqelma, më pas telefonon karabinierët

Një grua 58-vjeçare është goditur me shqelma dhe grushte nga djali i saj 24-vjeçar në kulmin e një mosmarrëveshjeje mëngjesin e sotëm në Aicurzio, (Monza).

Sipas asaj që rezultoi, ka qenë vetë vrasësi, i biri i 58-vjeçares ai që ka telefonuar në 112 dhe ka pranuar krimin.

Karabinierët dhe Njësia e Ndihmës Shkencore e Komandës Provinciale të Monzës janë në punë në vend për zbardhjen e ngjarjes.

Nënë e bir jetonin së bashku, ndërsa sipas dëshmisë së disa fqinjëve, burri i gruas kishte vdekur prej kohësh. 

Tani i riu ndodhet në paraburgim për t'u dëgjuar nga hetuesit.

Itali, i riu vret nënën e tij me grushte dhe shqelma, më pas