SHBA 800 mln USD të tjera për Ukrainën, Biden: E diskutueshme nëse Mariupol është në duart e Rusisë
Presidenti Joe Biden ka konfirmuar se SHBA-ja do të japë 800 milionë dollarë të tjera ndihmë ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë municione, drone dhe artileri të rëndë.
Duke folur këtë pasdite, ai tha se SHBA po dërgon armë "drejtpërsëdrejti në vijën e parë të lirisë", ndërsa lufta me Rusinë futet në ditën e 57-të.
Presidenti Biden e përshkroi betejën e Kievit si një "fitore historike" për ukrainasit, të cilët ishin në gjendje të mbanin kontrollin e kryeqytetit ndërsa Rusia bombardonte periferitë.
Megjithatë, ai tha se tani është koha për të përshpejtuar ndihmën për Ukrainën, duke përfshirë 500 milion dollarë ndihmë të drejtpërdrejtë ekonomike për qeverinë ukrainase.
Duke iu kthyer situatës në Mariupol, Presidenti Biden tha se është "e diskutueshme" nëse Vladimir Putin është në kontroll të qytetit të rrethuar.
Komentet e tij erdhën pasi Presidenti Biden u takua me kryeministrin ukrainas Denys Shmyhal të enjten.
Ai i përshkroi ditët e ardhshme të luftës si një "dritare kritike" ndërsa Rusia përparon në lindje, në fazën tjetër të konfliktit shkatërrues.
Ndërkohë, ai njoftoi një ndalim të anijeve të lidhura me Rusinë që mbërrinin në SHBA.

