Momenti kur të rinjtë hedhin të moshuarin në koshin e mbeturinave, videon e postojnë për 'gallatë' në rrjete

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali, ku disa të rinj kanë sulmuar një të moshuar dhe më pas e kanë hedhur në një kosh mbeturinat.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, të rinjtë dëgjohen teksa qeshin dhe komentojnë skenën e hedhjes së plakut në koshin e mbeturinave.

Pamjet tregojnë momentin kur grupi i të rinjve rrethon të moshuarin për ta hedhur në kosh, ndërkohë që ky i fundit përpiqet që të largohet, por pa ia dalë. Videoja u publikua në Tik-Tok dhe u shpërnda nga Francesco Emilio Borrelli një zyrtar italian i Campagnias.

“Një video e turpshme, dinamika e së cilës është shumë e qartë. Viktima ngacmohet dhe detyrohet të hyjë në një kosh mbeturinash, mes të qeshurave të zhurmshme të protagonistëve dhe kalimtarëve.”- ka shkruar krahas videos.