Me fyt të prerë e një thikë në dorë, gjendet i vdekur avokati shqiptar në Itali
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Prill 2022, 18:48
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku një 49-vjeçar me origjinë shqiptare i identifikuar si Aineo Redo, është gjetur i pajetë me fyt të prerë
Mediat italiane bëjnë me dije se 49-veçari, me profesion avokat, është gjetur pa shenja jete nga një kalimtar, mëngjesin e sotëm në qendër të Reggio-s, në via San Giuseppe.
Mësohet se autoritetet i kanë gjetur një thikë në dorë viktimës, por deri më tani nuk dihet nëse bëhet fjalë për vetëvrasje apo inskenim.
Policia po vijon hetimet për të zbuluar nëse thika është e njëjta që ka shkaktuar plagën fatale, është përdorur për mbrojtje, apo nëse shqiptari është vetëvrarë.

