E rrallë: Fëmija lind me dy penisë, doktorët i heqin atë më të madhin

Një fëmije mashkull i lindur me dy penisë, një ndodhi e rrallë sipas mjekëve.

Ndërkohë, këta të fundit kanë vendosur t’ia heqin njëri nga penisët duke zgjedhur atë më të madhin.

Fëmija nga Brazili ishte një nga foshnjat e rralla të lindura me një “shtojcë” të dytë dhe heqja u dokumentua në një raport të ri të revistës mjekësore.

Gjendja - e quajtur difalia - zakonisht haset një në një milion foshnje dhe mjekët në Sao Paulo thonë se vetëm 100 burra janë raportuar me këtë gjendje në literaturën mjekësore.

Raporti, i paraqitur në Journal of Pediatric Urology, detajonte se dy penisët e djalit shtriheshin krah për krah.

Ndërsa disa njerëz me këtë gjendje kanë vetëm një penis dhe një shtojcë si “aksesor”, ky fëmijë kishte difalinë e plotë.

Djali ishte dy vjeç kur mjekët i hoqën penisin e dytë, por është e paqartë nga raporti i revistës mjekësore pse u vonua procedura.

Fillimisht, mjekët po planifikonin të hiqnin penisin më të vogël, por duke qenë se djali mund të urinonte vetëm nga penisi më i vogël, sipas nënës së tij, ata vendosin të heqin tjetrin.

Në raport thuhej se vendimi u mor përfundimisht për funksionalitetin dhe jo për madhësinë e organit.

Meshkujt me penis të dyfishtë mund të kenë jetë seksuale normale madje edhe fëmijë.