‘Kam gruan lart’, shqiptari kapet me 84 mijë paund kanabis në Angli, justifikimet që përdori për t’i shpëtuar burgut
Shqiptari, Arbër Pula, 37-vjeç është dënuar me 6 muaj burg, pasi u kap në fermën e kanabisit e cila kapte vlerën 84 mijë paund.
Mediat angleze bëjnë me dije se fillimisht kur kanë mbërritur në shtëpinë e shqiptarit, ky i fundit tha se ndodhej me gruan dhe kjo e fundit ndodhej në katin e dytë.
Mirëpo policia duket se se ka besuar shqiptarin, e për pasojë ka u ngjit në katin e sipërm, ku zbuluan dhe një sërë bimësh kanabisi që kultivoheshin në dhomat e gjumit dhe në papafingo.
37 vjeçari shqiptar është justifikuar sërish, duke thënë se nuk ishte në dijeni të kanabisti dhe sipas tij në atë banesë kishte shkuar vetëm për një natë.
Ai u vendos në pranga nga policia ndërsa më pas shpjegoi se ai kishte hyrë në Britaninë e Madhe prej gjashtë vjetësh dhe kishte punuar fillimisht në një lavazh.
Sipas tij, në një prej atyre ditëve ai ishte marrë nga shefat e tij dhe ishte dërguar në pronën Forest of Dean në orën 14:00, ku iu tha se do ta çonin në lavazh të nesërmen, por në fakt kishte përfunduar në një fermë kanabisi.
Sipas avokatit të tij mbrojtës, Pula kishte hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe më pas duke parë gjendjen e tij të vështirë financiare ai i kishte rënë pre e botës së krimit.

