Kina përsërit kundërshtimin për të vendosur sanksione ndaj Rusisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Prill 2022, 08:30
Presidenti kinez Xi Jinping ka ritheksuar edhe një herë kundërshtimin e Pekinit për të vendosur sanksione si ato të vendeve perëndimore ndaj Rusisë.
Duke iu drejtuar një forumi ekonomik rajonal, Xi tha se Kina ishte kundër dhe se taktikat e presionit ekstrem dhe ndërprerjes së furnizimeve nuk do të funksiononin.
Ai dënoi ato veprime të cilat i quajti "mentalitetet e luftës së ftohtë", term që Kina përdor shpesh për të kritikuar politikat e Shteteve të Bashkuara.
Pekini ka refuzuar të dënojë pushtimin rus të Ukrainës dhe është zotuar të vazhdojë marrëdhëniet normale tregtare me atë që e përshkruan si partnerin e tij gjithëpërfshirës strategjik, shkruan BBC.
