PE pro çeljes së negociatave, Tabaku: Fajtori i vetëm për dështim është Rama

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë marrë një tjetër dritë jeshile për çeljen e negociatave. Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian votoi me 66 vota pro, 4 kundër dhe 3 abstenime raportin e Isabel Santos mbi vlerësimin e Komisionit Europian për progresin e Shqipërisë në integrimin europian gjatë 2021.

Deputetja demokrate Jorida Tabaku në një deklaratë për mediet jashtë ambienteve të Kuvendit ka përshëndetur miratimin e rezolutës. Ajo shprehet se ligjvënësit evropianë janë dakord me çeljen e negociatave për vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut dhe bën përgjegjës qeverinë Rama për dështimin. Tabaku shton se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk duhet të ndahen nga njëra-tjetra në këtë proces.

Tabaku: Rezoluta e propozuar nga reporterja për Shqipërinë në Isabel Santos. Rezoluta e miratuar në Komisionin E jashtëm është një tregues i qartë i vullnetit të ligjvënësve evropianë për të mbështetur procesin e integrimit të Shqipërisë. Por e gjitha dhe çdo gjë mbetet në dorë të qeverisë shqiptare. Ne kemi 3 vite që dëgjojmë justifikimin  e vetos bullgare, ndërkohë që nga ana e qeverisë përveç regresit nuk ka asnjë arritje. Miratimi i rezolutës dje tregon që problemi është te qeveria. Ligjvënësit evropianë njohin faktin që së pari duhet një luftë pa kompromis me korrupsionin, ndaj pastrimit të parave.

Ngrenë shqetësim për çështje të medies, gazetarët janë pre e sulmit dhe presioneve nga ana e qeverisë. Shqipëria ka rënë me 27 vende në indeksin e TI për sa i përket korrupsionit shprehin shqetësim për reformën territoriale dhe zgjedhore. Mbështes të gjitha shqetësimet e ngritura nga kolegët evropianë, ka shqetësime të të gjitha fushave dhe tregojnë realitetin në Shqipëri. Shqiptarët janë të lodhur nga retorika e integrimit që nuk mbaron kurrë.

Besoj që hapja e konferencës të parë ndërqeveritare, jo se janë përmbushur kriteret, pro sepse  duhet të fillojmë sa më parë, besoj se kjo është mënyra e duhur që ne duhet të procedojmë. Nëse sot ka një përgjegjës për dështimin e negociatave ai është Edi  Rama dhe shqiptarët e dinë, ja faturojnë atij dhe qeverisë së tij dështimin në këtë proces. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojnë bashkë këtë proces.