Halaand, paga e çmendur e City-t, norvegjezi do të vendosë rekord

Transferimi i Erling Halaand në Manchester me ngjyrat bardhekaltër mund të bëhet kryefjala e verës. Sulmuesi i Borussia Dortmund është shumë pranë kalimit në Premier League pasi ka gjetur gjuhën e përbashkët me Guardiolën dhe City do ta bëjë lojtarin më të paguar të skuadrës.

Përveç klauzolës rreth 60 mln. Pound, klubi i sheikëve do t'i paguajë një shumë të majme për 5 vitet e ardhshme. 500 mijë në javë ose 71 mijë në ditë apo 3 mijë në orë.

Për të kuptuar më shumë dimensionin e çmendurisë që po bën City duhet të llogarisni minuten pasi ne një xhiro të plotë për minutë ai do të fitojë 50 pound dhe çdo sekondë diçka më pak se 1 pound.