Rekord vjedhjesh në Tiranë, videoja ku hajduti i QSUT vjedh edhe në market

Policia ka zbardhur episode të reja krimesh të kryera nga Arion Gjergo, personi që vidhte pacinetet e sëmurë brenda spitalit të qsut. Në videot e siguruara nga Ora News shikohet se si 37 vjeçarit nuk i duhet shumë minuta për të kryer nje vjedhje në market.

Krimet kundër pasurisë janë kthyer në një shqetësim për qytetarët dhe sfidë për policinë pasi vetëm në 3 muajt e parë të këtij viti mumërohen mbi 2 mijë raste

Vetem në periudhën Janar-Shkurt janë referuar 1287 vepra penale për vjedhje të pronës, nga të cilat 1045 janë zbuluar. Krahasur me të njëtën periudhë për vitin 2021 regjistrohen 1128 vepra penale të ndodhura dhe 743 të zbuluara.

Blutë e Tiranës kanë evidentuar disa nga zonat në të cilën bizneset por edhe shtëpitë e banimit bien më shpesh pre e grabitjeve.

Farmacitë, dyqanet e argjendarive apo aksesoreve të cilët ndodhen në zonën e Myslym Shyrit, Rrugës së Kavajës por edhe 21 Dhjetorit janë më të preferuarat nga grabitësit.

Ndërsa në zona e ish-stacioni i Trenit, Medresesë apo "5 Maj" janë regjistruar shumë vjedhje banesash. Në dy javët e fundit pre e këtyrë grabitjeve kanë rënë edhe filialet e postës.