Ora Investigim/ U kap duke falsifikuar Adidas, administratori turk aktron: Nuk e dija që po shkelja ligjin

‘Ora investigim’ ka sjelle fakte  se si fima BLUNIL bën falsifikimin e markës adidas.  

Edhe pse punëtorët u kapën në flagrancë duke punuar dhe në kuti ndodheshin mijëra palë shapka gati për shitje, administratori turk që vë në lojë shtetin, mundohet ta bëjë këtë  gjë edhe me median. 

Gazetarja:  Ju po bënit imitimin e adidas keni një qëndrim për të mbajtur? 

Administratori turk: Ajo që keni parë ju ishte një provë 

Gazetarja:  Aty ishin mijëra palë shapka, ato ishin duke u prodhuar. Ju e dini se çfarë prodhimi bën adidasi dhe çfarë pune po bënit ju me atë tavolinë atje. 

Administratori turk: Ajo nuk është punë që unë e bëj , flasim për Adidas 

Gazetarja:  Ju e bëtë!  Punëtoret po bënin Adidas dhe të thuash që nuk po bënin është gënjeshtër. 

Skema e firmës BLUNIL ishte e mirëmenduar pasi imitimi i kësaj marke bëhej në një ambient të padeklaruar, ndërkohë administratori vijon të mbrojë paligjshmërinë e tij duke u shprehur se nuk ishte në dijeni që falsifikimi i markave të tjera nuk lejohet me ligj 

Administratori turk: Ajo ishte provë 

 Gazetarja: Provë për çfarë? 

Administratori turk: E provuam, duke parë që është diçka që nuk lejohet nuk është e ligjshme 

Gazetarja:  Ju nuk e dinit që nuk është e ligjshme? 

Administratori turk: Ishte një mundësi për ta bërë por në momentin që e pashë që nuk lejohej ... 

Nuk mund të them , e menduam por duke parë që ishte diçka jo e drejtë ne hoqëm dorë nga prodhimi i asaj shapke. 

Por  nga ana tjeter administratori shprehet se nuk do guxonte ta bënte këtë gje në nje vend të BE 

Gazetarja:  Në një shtet të BE do ta bënit këtë gjë? 

Administratori turk: Jo ajo është gjë që nuk bëhet. 

Edhe pse  na u dha siguria që malli  falsifikuar nuk do të dalë në shitje, kjo  nuk mund të vertetohet për sa kohe që prodhimi nuk u sekuestrua. 

Administratori turk: Të jeni të sigurt se nuk do dalë diçka për tu shitur 

Gazetarja: Atë nuk mund ta vëtetoj dot sepse nëse prodhohet diçka prodhohet për tu shitur. 

Administratori turk: Ai ishte një mendim 

Gazetarja: Një mendim ju mund ta bënit pa logo jo me adidas. 

Administratori turk: Të jeni të sigurt që një gjë e tillë nuk do të ndodhe më sepse edhe unë dua të mbroj punën time 

Sipas ligjeve në fuqi imitimi i nje marke pa pëlqimin dhe dakortësine e saj, dënohet me burg deri ne 1 vit.