Kasmi optimist: Nëse lufta nuk i kalon kufijtë e Ukrainës nuk kemi rrezik për sezonin veror

Rexhep Kasmi, kryetar i shoqatës së operatorëve turistikë, është shprehur se në Shqipëri mund të bëhet turizëm gjatë gjithë vitit, pasi ka klimë shumë të mirë.

Në një intervistë për Ora News, u shpreh se duhet të ketë ndërhyrje nga shteti në mënyrë që turizmi të zhvillohet në 4 stinët e vitit.

Rexhep Kasmi: Shqipëria  me klimën që ka mund të bëhet turizëm gjithë vitit. Duhet ë ketë turizëm gjatë gjithë vitit duke shfrytëzuar potencialet që ka Shqipëria, për të bërë turizëm, dhe ëhstë një fat që ne e kemi.

Kemi bërë ndërhyrje dhe nga shteti, duhen stimuluar aktorë të ndryshëm që të tejkalohen pengesat që krijojnë muaj të ndryshëm të vitit, që sjellin vështirësi për arsye të motit. Ka jashtëzakonisht shumë për t’u bërë në këtë drejtim.

Ai u shpreh se nëse lufta në Ukrainë përfundon ose merr drejtim pozitiv do të kishte një rikthim të ritmit turistik.

Rexhep Kasmi: Atmosfera jo optimiste, jo turistike e dëmton shumë më tepër sesa thjesht mungesa e prurjeve nga këto dy vende siç janë Rusia dhe Ukraina. Shpresojmë që lufta të marrë një drejtim dhe të përfundojë fare sepse ajo do të bënte menjëherë rikthimin e rimit turistik. Ky vit po të mos ishte lufta, do t’i afrohej vitit 2019, i cili ka qenë viti i turizmit.

Teksa është ndalur sërish te turizmi ai tha se nëse lufta nuk i kalo kufijtë e Ukrainës nuk do të kenë rrezik për sezonin veror.

Rexhep Kasmi: Pavarësisht luftës unë gjykoj se vera do të jetë intensive, turizmi veror do bëhet si në vitet normale. Nëse lufta nuk i kalon kufijtë e Ukrainës nuk kemi rrezik për sezonin veror.