Shehi: Zgjedhje në PD teatër, dihet se kryetari është Berisha, e ka fituar, është partia e tij
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, kreu i LZHK-së Dashamir Shehi u shpreh se Berisha po bën të njëjtin gabim që bëri Basha pas humbjes së zgjedhjeve.
Ai tha se përpjekjet për zgjedhjen e kryetarit të PD-së është një teatër sepse dihet se tashmë ai është Sali Berisha që e ka fituar partinë.
Dashi: Këta janë në gabim të përsëritur me atë që bëri Basha pas humbjeve të zgjedhjeve, ajo po ndodh sot; po nguten që të caktojnë një kryetar që s’ka nevojë për caktim sepse dihet se është Berisha, është e mbyllur kjo histori.
Nëse këta do të bëjnë një teatër që dikush do të konkurrojnë me Berishën, është e kotë sepse ai e meriton atë grup sepse e ka fituar kundrejt palës tjetër. Por a është kjo mënyra për tu ngjitur opozita, kjo është një gjë që ha shumë diskutim. Bashën nuk e vura unë, Berisha e vuri dhe kanë qeverisur bashkë. Sot kjo është partia e Berishës, e ka fituar ai.

