Dashuria nuk njeh moshë, Al Pacino në lidhje më një grua 53 vjet më të re

Al Pacino, 81 vjeçari, është në një lidhje me Noor Alfallah, njw grua 53 vjet më e re se ai, konfirmon Page Six.

Pacino dhe Alfallah, e cila vjen nga një familje e pasur amerikane-kuvajtiane, u fotografuan së bashku këtë javë në një darkë duke festuar një ekspozitë të re arti, me veprat e piktorit Julian Schnabel.

Alfallah ka qenë më parë në lidhje me Mick Jagger, 78 vjeç, investitorin miliarder dhe filantropist, Nicolas Berggruen, 60 vjeç, dhe gjithashtu është parë në Los Angeles me 91-vjeçarin Clint Eastwood, për të cilin ajo këmbënguli se ishte mik i familjes.

 “Pacino dhe Noor filluan të takoheshin gjatë pandemisë. Ajo shoqërohet kryesisht me burra të moshuar, shumë të pasur. Ajo ishte me Mick Jagger për një kohë, dhe më pas u takua me Nicholas Berggruen",  tha një burim për Pagë Six.

 “Ajo ka qenë me Al Pacinon për disa kohë dhe ata kalojnë shumë mirë. Diferenca në moshë nuk duket të jetë problem edhe pse ai është më i madh se babai i saj. Ajo lëviz me turmën e pasur të avionëve dhe vjen nga një familje me para", shtoi burimi.

  •    
    Dashuria nuk njeh moshë, Al Pacino në lidhje më një grua 53
     
  •    
    Dashuria nuk njeh moshë, Al Pacino në lidhje më një grua 53
     
  •    
    Dashuria nuk njeh moshë, Al Pacino në lidhje më një grua 53