Monika Lubonja: S'e kam dashur jetën

Të jesh artiste në Shqipëri dhe vetëm është paksa e vështirë. Në një mentalitet patriarkal "sulmohet" seksi i dobët. Monika Lubonja, ka treguar për "Why?Not" në RTV Ora  se ka pasur momente që ka pasur momente të vështira në jetë.

Lubonja: Në këto kohëra që kemi jetuar dhe vazhdojmë të jetojmë figura e femrës çuditërisht akoma goditet. Ajo që ty të vjen më keq është se në qoftë se ti ke pasur një jetë shumë të lodhur, një jetë shumë të mundimshme, unë jam ngjitur në skenë në moshën 19 vjeç me filmin e parë që kanë bërë atëherë. Ëndrra ishte shumë e madhe për të qenë artiste, ndoshta dh prindërit me i duke më pasur vajzë të vetme nuk kanë dashur që unë të jem artiste. Njëri donte të isha mjeke siç ishte mami, tjetri donte juriste.

Taksa një foto e artistes u shfaq në ledwall, Lubonja tregoi se ka qenë në Akademi, në vitin e parë kur është shkrepur fotoja.

Lubonja: Thosha që bota është shumë  e bukur, kështu siç është arti dhe ëndërroja me pjesën e artit. Kur ti kalon filmin e parë, filmin e dytë, pastaj të ndryshon jeta, martohesh të vjen dhe një fëmijë dhe papritur të vjen dhe një divorc që ndoshta për shkaqe të ndryshme nuk je më, secili i ka arsyet e veta. Aty mendon që bota të shembet, mendon që njerëzit të shikojnë me një sy tjetër. Nuk të shikojnë më si më parë, por të shikojnë si një grua ta divorcuar.