Sherr për motive të dobëta, i riu godet me qytën e pistoletës 29-vjeçarin në Korçë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Prill 2022, 09:01
Policia e Korçës ka arrestuar një 30-vjeçar i cili pas një konflikti për motive të dobëta dyshohet se ka kanosur dhe ka goditur në kokë, me qytën e armës së zjarrit tip pistoletë, shtetasin B. H., 29 vjeç, banues në fshatin Dvoran, Korçë.
Policia bën me dije u bë arrestimi në flagrancë i A.M, 30 vjeç për veprat penale "Kanosja", "Plagosja e lehtë me dashje" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit."
Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën personale të shtetasit A. M., iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 copë fishekë pistolete, të cilët iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.
