Alternime kthjellimesh dhe vranësirash, njihuni me parashikimin e motit për sot
Shqipëria paraqitet gjatë gjithë ditës me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, ku herë pas here vranësirat do të pësojnë zhvillime të përkohshme duke sjellë reshje të pakta shiu në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër të territorit.
Sipas MeteoAlb, po ashtu dhe në zonat juglindore do te ketë momente me pika shiu.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 17°C.
Era do fryjë e lehtë dhe deri mesatare me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi verior - Verlindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.
Rajoni dhe Europa
Europa Veriore dhe ajo Qendrore do të paraqiten në ndikimin e kushteve te qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta të jenë dominante.
Po ashtu; në ndikimin e kthjellimeve dhe temperaturave të larta mbetet gadishulli Iberik. Ndërsa rajoni i Mesdheut do të jetë nën dominimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut si pasojë e zhvillimit të një qendre me presion të ulet atmosferik në Adriatik.
Po ashtu, rrebeshe shiu dhe mini-stuhi ere do të kenë brigjet e deti të zi.
