Gent Çela zgjidhet kryetar i PD-së në Pogradec
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Prill 2022, 20:29
Ka përfunduar numërimi i votave në Pogradec në zgjedhjet për degën e PD.
Aktivisti Genti Çela do të jetë kryetar i kësaj dege. Çela ka marrë 379 vota. Garë e ngushtë dhe e fortë ka qenë midis tij dhe Kasem Gallës, i cili ka marrë vetëm 67 vota më pak, specifikisht 312 vota.
Çela njihet si një nga mbështetësit më të mëdhenj në juglindje të ish kryeministrit Sali Berisha, e kjo duket që ka sjellë dhe mbështetjen e forumeve bazë
