Tensione në Izrael, policia hyn sërish në xhaminë Al-Aksa
Policia izraelite ka arritur të hyjë në kompleksin e xhamisë Al-Aksa, dy ditë pas përleshjeve midis forcave të sigurisë dhe palestinezëve.
Forcat e rendit kanë larguar shumicën e personave nga vendi i shenjtë, ndërsa dhjetëra palestinezë mbetën brenda ndërtesës.
Për shkak se policia u përball me barrikada dhe goditje, u raportuan të paktën 10 të plagosur vetëm mëngjesin e së dielës.
Ndërhyrja në kompleks u argumentua me faktin se duhej lehtësuar një vizitë rutinë e hebrenjve në këtë vend të shenjtë, duke shtuar se forcat e sigurisë po vazhdojnë të mundësojnë lirinë e adhurimit për hebrenjtë dhe myslimanët.
Ky vend është jashtëzakonisht i rëndësishëm për myslimanët dhe hebrenjtë i njohur si Mali i Tempullit.
Po ashtu, prej kohësh është një zonë ku ka dhunë mes izraelitëve dhe palestinezëve.
Më 15 prill, përleshjet nisën në këtë vend pasi policia tha se palestinezët hodhën gurë drejt Murit Perëndimor, një vend i shenjtë hebre që gjendet pranë.
Sipas raportimeve, mbi 150 palestinezë raportohet se janë plagosur gjatë këtyre ditëve.
Megjithatë përplasje të ashpra janë regjistruar edhe jashtë vendit të shenjtë ku janë raportuar edhe viktima.
