Ja çfarë e lidh "vajzën llavë" edhe me muzikën edhe me Parlamentin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Prill 2022, 21:31
Supertalenti Erina Seitllari ishte e ftuar në emisionin "Why?Not" në RTV Ora me moderatoren Roza Lati. Por përveç pasionit në muzikë, "vajza llavë" ashtu siç e quajti moderatoja ka dhe një lidhje me Parlamentin.
Seitllari: Unë kam studiuar shkenca politike. Parlamenti ka qenë në kuadër të lëvizjes "Mjaft". Kam qenë monitoruse të Komisioni i Politikës së Jashtme dhe Integrimit. Mua më pëlqen të shoh seancat parlamentare dhe komisionet se si ato zhvillohen. Më pëlqen backgroundi politik.
Nuk e kam lënë asnjëherë mbrapa. Së fundmi nuk jam e angazhuar te shoqëria civile e kam lënë pak pas ore se dua të shoh diçka ndryshe, por që gjithmonë kam pasur interes te shoqëria civile. Jo të jem politikane, në rolin e politologut.
