I përdorin imazhin pa miratimin e saj, Adriana Matoshi reagon ashpër ndaj kompanive: Keni me i ra pishman
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Prill 2022, 22:50
Deputetja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, ka reaguar ashpër ndaj një kompanie e cila ka shfrytëzuar pamjet e saj pa miratimin e aktores.
Një kompani, emri i së cilës nuk dihet se ka përdorur imazhin e deputetes pa e pyetur atë.
Kjo e fundit e cila është shumë e ndjekur në rrjetet socale, ka reaguar menjëherë duke u thëne se do pendohen për veprimin që kanë bërë.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Matoshi shkruan: Pa kokrrën e marres e marrin fytyrën tënde dhe bëjnë reklamë, fitoni edhe ndonjë ditë, e një ditë tjetër keni me i rënë pishman.


