Sa xheloz është Genar Topalli? Flet e dashura e tij, modelja Cindy Marina

Pas ndarjes nga Eva Murati, një bukuroshe tjetër ka rrëmbyer zemrën e djalit të Jozefina Topallit, Genarit.

Bëhet fjalë për bukuroshen Cindy Marina, e cila në intervistën e saj të fundit në emisionin 'Glamour Zone' në RTV ORA, tha për moderatoren Ester Bylyku se lidhja e tyre është familjare tashmë. Por jo vetëm.

Ester Bylyku: Ti je shumë e bukur, dhe udhëton shpesh jashtë vendit, sa xheloz është Genari?

Cindy Marina: Ndoshta njerëzit nuk e besojnë por ai nuk është fare xheloz, përkundrazi ai është mbështetësi im më i madh.