Imazhi i parë që shikoni ju zbulon personalitetin tuaj

Një iluzion optik i shpërndarë në internet supozohet se zbulon saktësisht se çfarë lloj personi jeni, çfarë keni nevojë në një marrëdhënie dhe llojin e partnerit që dëshironi?
Kuptimi i këtyre nevojave përmirëson marrëdhëniet tuaja dhe ju lejon të kuptoni veten në një nivel më të thellë.
Pra, e dini se çfarë ju mungon?
Minds Journal ndau një test të thjeshtë të personalitetit vizual që supozohet se zbulon saktësisht se çfarë ju nevojitet nga një marrëdhënie, bazuar në gjënë e parë që vini re në imazh.
Provojeni vetë dhe shikoni nëse është e vërtetë.
1. Fytyra e mashkullit: Duhet të jeni të kuptueshëm
Nëse gjëja e parë që keni parë është pamja e madhe e fytyrës së një mashkulli, kjo do të thotë që ju përpiqeni të respektoheni dhe vlerësoheni nga të tjerët rreth jush. Faqja e internetit thotë: "Kjo aftësi unike mund të jetë jashtëzakonisht e dobishme. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që ju jeni të rremë ose mashtrues. Thjesht do të thotë se jeni të kujdesshëm në lidhje me mënyrën se si e prezantoni veten para njerëzve dhe se si ata ju perceptojnë." Ky mur që ju ngrini, e bën të vështirë për të tjerët që të arrijnë tek ju në një nivel më të thellë, pasi askush nuk ju njeh vërtet. Prandaj, duhet t'u jepni partnerëve mundësinë që të kuptojnë plotësisht thellësinë tuaj.
2. Personi me pallto: Duhet të ndiheni të pranuar
Nëse gjëja e parë që keni parë është burrin me pallto në anën e djathtë, do të thotë se ndjeni "trishtim të rrënjosur thellë në zemrën tuaj". Ju keni një kuptim të qartë të realiteteve të jetës, duke përfshirë mënyrën se si një ekuilibër midis lumturisë dhe trishtimit është thelbësor për një ekzistencë kuptimplotë. Në një lidhje, keni nevojë për pranim të plotë nga partneri juaj romantik, por nuk e keni gjetur ende këtë. Kjo mund të jetë për shkak se ish-partnerët tuaj që nuk ishin në gjendje të kuptonin personalitetin tuaj ishin të prirur t'ju "rregullonin".
3. Fëmija në tavolinë: Duhet të ushqeheni
Nëse gjëja e parë që keni parë është fëmijën në tavolinë, kjo mund të nënkuptojë se ndiheni të pafuqishëm në marrëdhënie dhe jetë. Nuk është se nuk dini të jeni të përgjegjshëm, të merrni përgjegjësi ose të kujdeseni për veten dhe nuk keni nevojë për një kujdestare, por dëshironi një partner që të ju kuptoj dhe nevojat tuaja emocionale. Ky duhet të jetë dikush që do t'ju qëndrojë pranë, do të kujdeset për ju dhe që do t'ju bëjë të ndiheni të sigurt dhe të mbrojtur.
4. Burri që lexon një libër: Duhet të ndihesh i lidhur shpirtërisht
Nëse gjëja e parë që keni parë është magjistari që mbante kapele dhe lexonte libra , atëherë do të thotë "keni një kuriozitet të madh për jetën, jetën tuaj aktuale dhe tjetrën". Ju mund të jeni një person i cili është i motivuar për të ditur më shumë për jetën dhe jeni të vetëdijshëm se vetëdija jonë jeton përtej kësaj jete. Ju e dëshironi këtë lidhje shpirtërore nga një marrëdhënie romantike. Kjo nuk do të thotë që partneri juaj duhet të jetë fetar ose të ndajë të njëjtat bindje si ju, por ju duhet të ndani një lidhje të thellë dhe kuptimplotë me të.
5. Dy shoqëruesit me të bardha: Ju duhet të ndiheni të sfiduar
Nëse gjëja e parë që keni parë janë dy burrat me të bardha, kjo do të thotë se jeni në kontroll të vetes dhe të jetës suaj. Minds Journal thotë: "Ju besoni se jeta do të ishte shumë më e lehtë nëse të gjithë do t'ju besonin dhe do të bënin pikërisht atë që ju i kërkuat, siç e dini se si duhet të ishin gjërat."