Berisha: Rama do ta zgjedhë Presidentin me Kodin e Mafies, në vend të plumbit në zarf do vendosen tre emra
Ndërsa mazhoranca vuri sot në lëvizje Kuvendin për nisjen e procedurës për zgjedhjen e presidentit të ri, ish-kryeministri Sali Berisha tha se Rama do ta zgjedhë Kreun e Shtetit me zarf të fshehtë, njësoj si Kodi i Mafies.
Berisha: Konferenca është më e gjerë sesa kryetarët e grupeve. Kështu se paraqiten në konferencë dhe shprehin qëndrimin e tyre nuk ka ndonjë…Edi Rama e shpalli zgjedhjen e presidentit në Kodin e Mafies. E dëgjuat vetë. Cili është kodi i mafiez, plumbi në zarf. Nuk do ketë plumb, por do jenë tre emra. Fut në zarf sekret tre emra. A mundet një forcë demokratike të pranojë praktika mafioze. Kurrë nuk i pranon.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ka dërguar sot një kërkesë Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, për thirrjen e Konferencës së Kryetarëve për fillimin e procedurave për zgjedhjen e Presidentit të ri.
Balla kërkon që Konferenca e Kryetarëve të thirret më 29 prill, me rend dite fillimin e procedurave për zgjedhjen e Presidentit dhe përcaktimin e datës së raundit të parë të votimit, për të cilën propozojnë datën 4 maj.
