Rusia akuzon Ukrainën për sulm në kufi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Prill 2022, 15:59
Rusia ka akuzuar Ukrainën për sulm në kufi.
Hetuesit rusë thonë se Ukraina kreu sulme ajrore në një zonë të banuar në Rusi ditën e sotme, 14 prill.
Zyrtarët thonë se dy helikopterë ushtarakë të pajisur me armë të rënda sulmuan qytetin e Klimovës, duke plagosur shtatë persona, përfshirë një fëmijë dhe duke dëmtuar gjashtë shtëpi.
Raportet për sulmin, i cili nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur nga BBC, erdhën pasi Moska njoftoi se do të bombardonte objektivat në Kiev dhe pjesë të tjera të Ukrainës nëse forcat ukrainase vazhdojnë të sulmojnë territorin e saj.
