Pavarësisht sanksioneve, Putini: Rusia do të rifillojë misionin për uljen në Hënë
Rusia do të rinovojë programin e saj hënor me një mision të ri uljeje në Hënë, njoftoi të martën Presidenti Vladimir Putin.
"Ne duhet të përballemi me sukses ndaj sfidave të eksplorimit të hapësirës," tha Putin gjatë një vizite në kozmodromin Vostochny në rajonin Amur të Lindjes së Largët të Rusisë.
Ai tha gjithashtu se Rusia do të vazhdojë punën për një anije kozmike të gjeneratës së ardhshme, si dhe teknologjinë hapësinore bërthamore.
Misioni “Luna 25” planifikon të zbarkojë një anije kozmike pa pilot në sipërfaqen e Hënës më vonë këtë vit.
Projekti, i cili vazhdon një program hapësinor sovjetik me të njëjtin emër, është planifikuar për dekadën e fundit, por ka përjetuar vonesa të përsëritura.
Data e nisjes së “Luna 25” fillimisht ishte planifikuar për vitin 2016, përpara se të shtyhej në 2018 dhe 2021.
Misioni shpreson të jetë vetëm një pjesë e një programi më të gjerë, me planet për të zbuluar një Stacion Ndërkombëtar Kërkimor Hënor me Kinën në 2035.
