Greqia kërkon mermerët “e vjedhur”: Koha për të mbyllur mosmarrëveshjet me Britaninë për Panteonin

Drejtori i ri i Muzeut të Akropolit ka bërë thirrje për t'i dhënë fund mosmarrëveshjeve të gjata për kthimin e mermerëve të Panteonit në Greqi, duke vënë në dukje se parlamenti i Londrës mund të vendosë për këtë çështje.

Që kur Thomas Bruce, Konti i 7-të i Elginit, hoqi gjysmën e skulpturave të Pantenonit në fillim të shekullit të 19-të, mermerët janë ekspozuar në Muzeun Britanik në Londër.

"Është koha që çështja të mbyllet," -tha Nikos Stampolidis në një intervistë për AFP.

“Nuk po flasim për ndonjë vepër arti larg vendit të origjinës”, por për “pjesë të një monumenti arkitekturor që është simbol i kulturës globale”, -tha Stampolidis.

"Do të mjaftonte një akt i parlamentit anglez për t'i kthyer pjesët në Greqi," -tha Stampolidis, duke iu referuar parlamentit britanik në Westminster.

Tempulli i Panteonit u ndërtua në shekullin e 5-të në Akropol për të nderuar Athinën, perëndeshën mbrojtëse të qytetit.

Në fillim të viteve 1800, punëtorët hoqën pjesë të tëra nga monumenti me urdhër të ambasadorit britanik në Perandorinë Osmane, Lord Elgin. Elgin ia shiti mermerët qeverisë britanike, e cila në 1817 ia kaloi Muzeut Britanik, ku ato mbeten një nga ekspozitat e saj më të çmuara. Athina këmbëngul se skulpturat janë vjedhur.

Në mars 2021, kryeministri britanik Boris Johnson i tha të përditshmes greke “Ta Nea” se skulpturat "u përvetësuan ligjërisht nga Lord Elgin".

Në janar, “Times”, mbështetëse e vendosur e Muzeut Britanik për këtë çështje, ndryshoi qëndrimin e saj.

"Koha dhe rrethanat po ndryshojnë. Skulpturat i përkasin Athinës. Ato tani duhet të kthehen atje,"- shkroi e përditshmja.