Ish-kreu i Inteligjencës kosovare: Shërbimi sekret serb tentoi të vriste Hashim Thaçin

Shërbimi sekret serb ka tentuar vrasjen e Hashim Thaçit, në vitin 2014,  kur ky i fundit ishte president i Kosovës.

Lajmin e ka bërë me dije ish-shefi i AKI-së, Bashkim Smakaj, ku tha se shërbimet e intelegjencës së Kosovës kishin parandaluar atentatin ndaj Thaçit, i cili  ishte planifikuar të ndodhte në ndeshjen e parë të kombëtares së Kosovës.

Smakajt, u shpreh se shërbimi sekret kishte punësuar një snajperist me përvojë nga Bosnja e Kroacia për ta kryer vrasjen, por ishte ndaluar në kohë.

“Institucionet e sigurisë kanë qenë shumë të përgatitura për këto lojëra në territorin e Kosovës. Ju kujtohet në vitin 2009 ndalimi i agjentëve të BIA-s. Më 2014 kur është bërë ndeshja e parë e Kosovës kemi parandaluar një sulm që ishte nisur nga shërbimi sekret serb ndaj titullarëve tonë që të prishej ajo atmosferë festive. Me metoda të tilla. Metodologji e njëjtë që të kryhej atentat ndaj titullarëve tonë në ndeshjen e kombëtares së Kosovës. Ishte punësuar një snajper nga forcat elitare serbe dhe i cili pastaj, në bashkëpunim me shërbimet partnere, nuk e kishte mohuar shërbimi serb që ishte planifikuar diçka e tillë. Me partnerët tonë kishim dërguar mesazh në Serbi që të ndalohej kjo dhe të arrestohej ai. Ai ishte arrestuar. Ishte snajper me përvojë në Bosnjë, Kroaci,”-  tha ai në Pressing në T7