“U njohën në rrjetet sociale" ky është shqiptari që akuzohet se përdhunoi 17-vjeçaren në Greqi

Mediat greke kanë publikuar foton e 27-vjeçarit shqiptar që akuzohet se përdhunoi 17-vjeçaren greke.

E gjithë ngjarja ndodhi më 12 prill, ndërkohë ata të dy ishin njohur përmes instagramit.

Si ndodhi ngjarja

Studentja 17-vjeçare nga  Kamatero u takua me burrin rreth 27-vjeç pak ditë më parë. Ai shfaqej me pseudonim në rrjetet sociale nëpërmjet Instagramit.

Ai e bindi atë të takohej në orën 21:30 jashtë shtëpisë së saj për një shëtitje në datën 11 prill.

Ai shkoi dhe e mori me motor dhe e çoi në një park në zonën e Korydallos ku e trajtoi në mënyrë të sikletshme dhe agresive.

Ngriti zërin e televizorit dhe e përdhunoi

Ora ishte 22:10. Autori, në vend që ta çonte në shtëpinë e saj e çoi në një apartament në katin përdhes në të njëjtën zonë (tha vajza në dëshminë e saj) dhe aty e përdhunoi.

Ai mbylli derën, ndezi televizorin që fqinjët të mos dëgjonin se çfarë po ndodhte u zhvesh dhe u vërsul mbi të miturën. Skena horror zgjati rreth gjysmë ore. Vajza rezistoi dhe me gjithë forcën që i kishte mbetur iu lut të ndalonte.

Pasi përfundoi aktin, 27-vjeçari e urdhëroi të çohej dhe të ikte në shtëpi. Madje ai i tha të mos fliste për të gjitha gjërat e tmerrshme që kaloi.

Vajza pak më vonë dhe në gjendje shoku ka shkuar në Sigurimin e Korydallos ku ka denoncuar përdhunimin e saj. Madje, ajo ka bërë një përshkrim të 27-vjeçarit dhe profilin që përdor në Instagram. Provat u dërguan në laboratorët e mjekësisë ligjore