Ishte shtrirë mbi shina, treni tërheq zvarrë disa metra një 41-vjeçar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Prill 2022, 19:32
Një burrë është gjetur i pajetë mesditën e sotme në Plati të Imathia.
Rreth orës 13:00, një tren tregtar që bënte linjën Selanik - Platy, tërhoqi zvarrë 41-vjeçarin grek.
Sipas informacioneve të para, trupi i burrit ka qenë i shtrirë në shina, kur treni ka kaluar mbi të.
Nuk dihet ende nëse ai ishte i vdekur kur treni e tërhoqi apo vdekja e tij u shkaktua pas zvarritjes mbi shina.
Mjeku do të kryejë autopsi-nekropsinë për të hedhur dritë mbi shkaqet e vdekjes së burrit, shkruajnëv mediet greke.
