“Babain nuk e kam afër si në ditën kur linda”, djali i Thaçit dedikim emocionues për 23-vjetorin e tij
Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi sot festoi ditëlindjen e tij të 23-të.
Në këtë ditë të veçantë, Endriti ka bërë një dedikim emocionues për babain e tij. Përmes një Instastory, ku shihet ai dhe ish-presidenti Thaçi, Endriti ka shkruar se njësoj si në ditën e lindjes as sot nuk e ka afër babain. Megjithatë ai nuk nguron ta fshehë krenarinë që ka për babain.
“Në ditën kur linda ishte kohë lufte, babin nuk e kisha afër. Ishte në zjarrin e luftës për liri. Sot në ditëlindjen time të 23-të, është kohë lirie, por atë sërish nuk e kam afër. Tani është në mbrojtje të luftës, që me përkrahjen e aleatëve, na solli lirinë. Jam shumë i lumtur që sapo ia dëgjova zërin dhe mora urimin prej tij. Më mungon shumë babi, por krenohem me ty”, ka shkruar Endriti.

