Pogradec/ Zjarri përfshin një sipërfaqe me pyje në Dardhas, dyshohet i qëllimshëm

Një zjarr i cili dyshohet si i qëllimshëm ka përfshirë një sipërfaqe me pyje dushk në njësinë administrative Dardhas.

Burime për Ora Neës, bëjnë me dije se flakët kanë përfshirë sipërfaqen e tokës rreth mesditës dhe vijon të jetë aktiv në një sipërfaqe të konsiderueshme.

Në zonë kanë shkuar punonjës shërbimi të njësisë të cilët po punojnë me mjete rrethanore për fikjen e zjarrit. Ndërkohë edhe policia ka nisur hetimet për këtë zjarrvënie.