Mbetën të plagosur 23 persona, arrestohet autori i dyshuar i sulmit në stacionin e metrosë në Nju York

Policia ka arrestuar një person të dyshuar se ka qëlluar me armë zjarri 10 persona në një stacioni metroje në Nju York.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se në pranga ka rënë Frank James, 62 vjeç.

Të mërkurën në mëngjes, zyrtarët thanë se James ishte i vetmi i dyshuar për të shtënat me armë zjarri.

Nga sulmi mbetën të plagosur 23 persona, 10 prej të cilëve u qëlluan me armë zjarri.

Sipas policisë, i dyshuari shpërtheu dy granata tymuese dhe hapi zjarr me një pistoletë.