Franca ‘godet’ Roman Abramovich, i sekuestron super vilën miliona paundëshe

Miliardieri Roman Abramovich ka marrë goditjen e radhës nga autoritetet franceze.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se atij i është sekuestruar vila në jug të Francës, e cila dikur i përkiste Dukës dhe Dukeshës së Windsor.

E ndërtuar në vitin 1926, vila luksoze ka dhjetëra dhoma gjumi, tetë tualete dhe ka një sipërfaqe mbi 12 hektarësh, përfshirë një pyll e lëndina vetëm disa metra nga deti Mesdhe.

Abramovich shpenzoi rreth 30 milionë paund për restaurimin e Château pasi e bleu atë në 2001, duke ndërtuar një pishinë 15 metra në tarracën e saj dhe duke futur një palestër të madhe dhe një kinema në bodrum.

Franca ‘godet’ Roman Abramovich, i sekuestron super vilën

Kjo lëvizje vjen në vazhdën e sanksioneve perëndimore ndaj oligarkëve rusë, pas nisjes së luftës në Ukrainë.

Por, përpara se të kalonte në pronësi të Abramovic, prona u përdor si një shtëpi pushimi nga ish-mbreti i Anglisë Edward VIII dhe Wallis Simpson, i njohur si Duka dhe Dukesha e Windsor.

Franca ‘godet’ Roman Abramovich, i sekuestron super vilën