Zbulohet plantacioni më i madh i kanabisit në Evropë, asgjësohen 415 mijë bimë me vlerë 100 mln euro
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Prill 2022, 19:27
Autoritetet spanjolle asgjësuan rreth 415 mijë bimë kanabis të kultivuara në 67 hektarë tokë në Spanjë.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se plantacionin i kanabisit kapte vlerën prej rreth 100 milionë eurosh.
Operacioni i Guardia Civil çoi në arrestimin e tre personave të akuzuar për menaxhimin e plantacionit të kanabisti që konsiderohet aktualisht plantacioni më i madh i kanabisit në Evropë.
Bimët e mbjella ndodheshin në provincën e Navarrës. Sipas informacionit të lëshuar nga hetuesit, bimët nuk janë kultivuar për të prodhuar lëndë narkotike, por për të nxjerrë CBD, një substancë përdorimi dhe shitja që është e ligjshme në Spanjë.
