Bashkia e Nju Jorkut thirrje qytetarëve: Qëndroni larg zonës së metrosë ku ndodhi sulmi

Zyra e kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut thotë se po ndjekin nga afër situatën në Brooklyn, ndërsa i kanë bërë thirrje njerëzve që të qëndrojnë larg vendit të ngjarjes, ku ndodhi sulmi që si pasojë 13 persona mbetën të plagosur.  

Në një postim në Twitter, Fabien Levy, sekretari i shtypit për kryebashkiakun e NYC Eric Adams, tha se kryetari i bashkisë tashmë është duke u informuar për situatën.

“Ndërsa mbledhim më shumë informacion,u kërkojmë banorëve të Nju Jorkut të qëndrojnë larg kësaj zone për sigurinë e tyre”- tha ai.

Kryetarja e bashkisë së shtetit të Nju Jorkut, Kathy Hochul, tha se autoritetet shtetërore do të punojnë me Autoritetin e Transportit Metropolitan të qytetit (MTA) dhe policinë e qytetit për të zbuluar detaje në lidhje me sulmin si dhe për të kapur autorin.