Rusia: Kemi goditur sistemet S-300 të dhëna nga BE për Ukrainën
Rusia thotë se ka shkatërruar sistemet e raketave anti-ajrore të furnizuara për Ukrainën nga një shtetet evropiane, pa specifikuar se cili vend i dha pajisjet.
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, gjeneralmajor Igor Konashenkov tha të hënën se raketat ruse Kalibr shkatërruan të dielën katër lëshues S-300 të fshehura në një hangar në periferi të qytetit qendror-lindor të Ukrainës, Dnipro, duke goditur 25 ushtarë ukrainas.
Sllovakia, e cila i kishte dhuruar një sistem të tillë raketash Ukrainës javën e kaluar, mohoi që furnizimi të ishte goditur.
Zyra e kryeministrit lëshoi një deklaratë duke i quajtur “dezinformata” raportet ruse se sistemi i saj S-300 ishte shkatërruar. Megjithatë, ishte e paqartë nëse të dyja palët po i referoheshin të njëjtit sulm.
Ndërsa nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga autoritetet ukrainase.
Ministria ruse e mbrojtjes tha se forcat e saj shënjestruan sistemet e mbrojtjes raketore në tre lokacione të ndryshme ditët e fundit.
Ata gjithashtu rrëzuan dy avionë ukrainas Su-25 pranë qytetit të Izyum dhe shkatërruan dy depo municionesh, njëra prej të cilave ishte afër qytetit jugor të Mykolaiv, shtoi ajo.
Pentagoni tha se Rusia ka një avantazh të qartë në forcat e blinduara për fazën e saj të ardhshme në luftën e saj kundër Ukrainës, e cila do të fokusohet në rajonin lindor të Donbasit.
