Demokratët zgjedhin kryetarët, Gjika kreu i ri në Fier, në Selenicë Kajolli, e në Fushë Krujë Loka

Partia Demokratike vijon procesin e zgjedhjeve të brendshme që do të paraprijë Kuvendin e 30 prillit, thirrur nga Komisioni i Rithemelimit. Këtë të diel ishin  demokratët në Fier, Fushë Krujë e Selenicë që zgjodhën kryetarët e degëve.

Partia Demokratike ka nisur procesin e zgjedhjeve të brendshme të strukturave në rrethe nën drejtimin e Komisionit të Rithemelimit.  

Këtë të diel anëtarësia u thirr për të zgjedhur sipas parimit një anëtar një votë kryetarët e degëve në Bashkitë Fier, Selenicë dhe Fushë Krujë 

Me 452 vota Rrapi Gjika është zgjedhur kreu i ri i Partisë Demokratike në Fier. Ndërkohë që rivali i tij Vladimir Kajolli mori 344 vota, ndërkohë 8 të tilla rezultuan të pavlefshme.

Rivali i tij, Aqif Mesi ka marrë 24 vota, ndërsa 8 vota janë shpallur të pavlefshme.

Kreu i ri i PD në Fier, shprehu gatishëmërinë e tij për të punuar për bashkimin e PD.

“Kjo ishte një garë brenda nesh, rëndësi ka procesi që ne po zhvillojmë dhe të jetë për të mirën e PD për të na bashkuar e për të na bërë më të fortë."

Ndërkohë që në Selenicë, fitues është shpallur Leonard Rakipaj, i cili ka marrë 203 vota ndërsa kanbdidati tjetër për postin e kreut lokal për këtë zone Gazmir Beqaj, ka marrë vetëm 63 vota.

Demokratët zgjedhin kryetarët, Gjika kreu i ri në Fier, në
Leonard Rakipaj

Fituese Rakipaj theksoi se beteja e PD duhet të jetë me Ramën dhe jo brenda PD.

“Fakti që bëhesh kryetar i një dege, merr një përgjegjësi të madhe, do të udhëheqësh demokratët që të votuan në beteja më të forta kundrejt PS jo kundrejt vetes. Kërkojmë bashkim me të gjithë demokratët."

Në Fushë Krujë kandidati Agron Loka ka fituar një mandat tjetër në krye të PD për këtë qytet, duke marrë 408 vota nga 440 votues, ndërsa rivali i tij Aqif Mesi ka marrë votëbesimin e 24 anëtarëve. 8 vota u shpallë të pavlefshme.

Zgjedhjet në bazën e PD i hapin rrugës mbledhjes së Kuvendit të 30 prillit, thirrur nga Komisioni i Rithemelimit, ku pritet  të zgjidhet Këshilli Kombëtar dhe Kryesia e partisë, por jo kryetari.

Demokratët zgjedhin kryetarët, Gjika kreu i ri në Fier, në
Agron Loka