Kina raketa tokë ajër në Serbi, dërgesa gjysmë sekrete
Serbisë, aleatit të Rusisë, iu dorëzua një sistem i sofistikuar kundërajror kinez në një operacion të mbuluar këtë fundjavë, mes shqetësimeve perëndimore se një grumbullim i armëve në Ballkan në kohën e luftës në Ukrainë mund të kërcënojë paqen në rajon.
Mediet dhe ekspertët ushtarakë thanë të dielën se gjashtë avionë transporti Y-20 të Forcave Ajrore Kineze u ulën në aeroportin civil të Beogradit herët të shtunën, duke raportuar se mbanin sisteme raketore tokë-ajër HQ-22 për ushtrinë serbe, shkruan AP, informon Ora News.
Avionët kinezë të mallrave me shenja ushtarake u fotografuan në aeroportin Nikola Tesla të Beogradit. Dorëzimi i armëve mbi territorin e të paktën dy vendeve anëtare të NATO-s, Turqisë dhe Bullgarisë, u pa nga ekspertët si një demonstrim i shtrirjes globale në rritje të Kinës.
Çin Hava Kuvvetlerine ait üç askeri nakliye uçağı Xian Y-20, Sırbistan'da ki Nikola Tesla Belgrad uluslararası havaalanına indi.
— Furkan (@Furkan38276857) April 9, 2022
Gelen uçaklarda uçaksavar ve İHA'lar olduğu söyleniyor. pic.twitter.com/Yww1QftjyN
"Prania e Y-20 në Evropë në çdo numër është gjithashtu një zhvillim mjaft i ri,"shkruan revista online The Warzone.
Ky sistem raketor i Kinës gjerësisht krahasohet me sistemin amerikan, Patriot dhe me sistemet e mbrojtjes ajrore ruse S-300. Megjithatë, sistemi kinez ka një rreze më të shkurtër veprimi sesa S-300. Serbia do të jetë shteti i parë në Evropë që do të ketë raketa kineze, shkruan REL.
Sipas Associated Press, në Perëndim ka frikë se armatosja e Serbisë me armë nga Rusia dhe Kina mund të inkurajojë këtë shtet të Ballkanit drejt një lufte tjetër, veçmas kundër Kosovës, e cila shpalli pavarësinë më 2008. Serbia, Rusia dhe Kina nuk e njohin shtetësinë e Kosovës, ndërkaq Shtetet e Bashkuara dhe shumica e shteteve perëndimore e njohin pavarësinë e Kosovës.
