Paradoksi, stadiumi plot ndaj Realit por Chelsea nuk mori asnjë cent!

Chelsea bëri një paraqitje të dobët mbrëmjen e kaluar ndaj Real Madridit në shtëpi duke u mundur 3-1. Për Tuchel duhet një mrekulli që të shkojë në gjysmëfinale por duhet thënë se “Stamford Bridge” ishte lojtari i 12-të në atë ndeshje që shkoi keq.

Me gjithë reshjet pa pushim të shiut dhe erërat e fortë në Londër, tifozët nuk kishin lënë asnjë vend bosh për këtë duel dhe pavarësisht sanksioneve që ka pësuar Chelsea. Qeveria britanike në fakt ka bërë një lëshim duke lejuar që edhe tifozët që nuk kishin abonim të blinin një biletë por ajo që bie në sy është fakti që klubi nuk përfitoi asgjë.

Pra nga 41 mijë bileta pothuajse të shitura, në arkën e Chelseat nuk shkoi asnjë cent dhe të gjitha janë arkëtuar nga Premier League.

Arsyeja është e thjeshtë dhe përgjigjen e ka qeveria britanike e cila nuk lejon në asnjë mënyrë që Chelsea të përfitojë para për shkak të sanksioneve ndaj Abramovich. Vetëm pasi të zyrtarizohet shitja në një pronar tjetër, Chelsea mund të rifillojë jetën normale dhe të bëj biznes normalisht me biletat, fanellat, sponsorët./Ora News/.