Emocione dhe gola, Atalanta pa Gjimshitin barazon në Leipzig (Video)

Një ndeshje plot emocione dhe raste ishte ajo mes Leipzig dhe Atalantës në duelin e parë çerekfinal të Europa League. Pa Berat Gjimshitin e dëmtuar, zikaltërit vuajtën shumë në mbrojtje por në fund arritën të merrnin një barazim 1-1 që duhet thënë mund të ishte ndryshe nga rastet e panumërta të humbura nga të dyja skuadrat.

Në pjesën e parë ishte më mirë Atalanta që krijoi rastet e para dhe në 17’ Muriel me një super gol kaloi përpara ekipin italian.

Nuk vonoi shumë edhe reagimi i Leipzig me disa raste por vetëm në pjesën e dytë, vendasit fitojnë një penallti dhe aty për aty Andre Silva e humbet ndërsa në aksionin e mëpasshëm, Zappacosta bën autogol në portën e tij. Në minutat që vijojnë loja bëhet e hapur dhe Leipzig rrezikon shumë teksa në 82’ Szoboszlai godet dhe traversën. Në fund një barazim 1-1 që kënaq më shumë Atalantën por gjithçka mbetet e hapur./Ora News/.