KOKSH mbledh Federatat: Buxhete mjerane nga qeveria për sportin. Të hapen bastet

Siç ishte paralajmëruar, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar mblodhi të gjitha federatat e sporteve për të diskutuar për grantet sportive dhe buxhetet që ka caktuar qeveria.
Kreu i këtij institucioni, një ndër iniciuesit e këtij takimi, Fidel Ylli foli i pari duke kritikuar qeverinë pëe uljen e buxheteve për federatat dhe sipas tij e vetmja mënyrë që mund të rikthejë nivelet e mëparshme të buxheteve është hapja e komapnive të basteve. Ai argumenton edhe arsyen se përse e kërkon diçka të tillë.
Fidel Ylli: "Buxheti i miratuar nga qeveria mjeranë. Janë ankuar te gjitha federatat. Buxheti për 25 federata është 700 milionë lekë. Na është premtuar qe do behet një akt normativ për ta çuar buxhetin ku ka qenë. Nuk mund të vazhdojmë me këtë buxhet.
Nuk e justifikon as pandemia dhe as lufta. Duhen gjetur forma siç ka gjithë bota. Një mënyre janë kompanitë e basteve.
Ne duam ti japim mundësi qeverisë që kompanitë ti komandojë qeveria pasi sjellin te ardhura për sportin e qeverinë. Duhen formalizuar për të sjellë të ardhura.
Këto para duhen kontrolluar nga shteti dhe më pas ti investojmë në përmirësimin e kushteve.
Janë me miliona euro që qarkullojnë nga individë të pa kontrolluar. Nuk duhet të pastrohen para të pista. Nuk mund të heshtim për buxhetet mjeranë."
Ministrja e Arsimit dhe e Sportit nuk ka shkuar në takim duke lënë karrigen bosh. Mësohet se më vonë është paraqitur këshilltarja, Rovena Elmazi.