Man. United nuk është për Champions, e mund edhe Evertoni (Video)

Një zhgënjim total për Man. United dhe Ronaldon. “Djajtë e kuq” duket se nuk do të jenë në Champions League vitin tjetër të paktën nëse do të vijojnë ende me këto rezultate.

Sot skuadra e Rangnick arriti të “ringjallte” edhe Evertonin, një nga ekipet më të dobëta këtë sezon në Premier League të cilët fituan me rezultatin 1-0 falë golit të Gordon në 27’.

Ronaldo në krye të sulmit nuk mundi të bënte asgjë dhe nuk është hera e parë që pothuajse është në hije në fushë. Rastet  nuk munguan që në start por goli i shënuar në pjesën e parë nga skuadra e Lampard duket se u dha goditje psikologjike “djajve të kuq”.

Kjo humbje pothuajse e largon Man. United nga Championsi pasi Tottenham dhe Arsenal janë më lart edhe me pike por edhe me paraqitje bindëse./Ora News/.