Pa fitues “derbi” i shqiptarëve. Empoli dhe Spezia ndajnë pikët (Video)
Katër lojtarë në fushë në mesditë në Serinë A. Një nivel shumë i mirë i treguar nga lojtarët tanë teksa në përballjen Empoli-Spezia nuk pati fitues me skuadrat që marrin nga 1 pikë në luftën e tyre për mbijetesë.
Në njërën anë, ishin Kristjan Asllani dhe Nedim Bajrami titullarë absolutë për vendasit teksa në anën tjetër Rey Manaj, titullar dhe i zëvendësuar në minutën e 83’ nga Motta.
Për të kompletuar katërshen e shqiptarëve u fut 20 minuta nga fundi edhe Ardian Ismajli për vendasit teksa Manaj dhe Bajrami ishin protagonistë me disa raste të krijuara.
Në pjesën e dytë ishte Kristjan Asllani më i rrezikshmi ku një gjuajtje e tij në 72’ nga jashtë zone kaloi pak mbi traversë. Gjithsesi një barazim që u jep moral më shumë ekipeve për të arritur sa më parë mbijetesën./Ora News/.
