Shpërthejnë Messi dhe Neymar, PSG shpartallon 6-1 Clermont. Shihni spektaklin

Ndeshjen e kaluar ishte Mbappe me gola dhe asiste, sonte ishte radha e Lionel Messit. Argjentinasi ishte në versionin e tij më të mirë te Barcelona sonte në duelin me Clermont në transfertë ku shkëlqeu me 3 asiste në fitoren 6-1 të parizienëve.

Është ndeshja e dytë radhazi që treshja magjike, Messi-Neymar-Mbappe po dhurojnë spektakël, ndoshta pak vonë tani në mbarim të sezonit pasi pritej prej kohësh shfaqje e tillë.

Shfaqjen e hapi Neymar që në 6’ me asistin e Messit dhe sërish argjentinasi dhuroi edhe golin e dytë në 19’ për Mbappe.

Vendasit shkurtuan diferencën me Dossou në 42’ por pjesa e dytë ishte një tronditje e vërtetë pasi PSG shënoi edhe 4 herë, 2 gola të tjerë të Neymar dhe 2 nga Mbappe. Një show i jashtëzakonshëm nga yjet e Pochettinos të cilëve iu desh shumë për t’u kolauduar/Ora News/.