Tottenham dhe Conte “prekin” Championsin”, fitore bindëse me Aston Villan. Shihni golat
Katër fitore radhazi, paraqitje bindëse dhe dinjitoze. Edhe vet Conte e ka pranuar se tashmë skuadra e ndjek, ka marrë idetë e trajnerit italian të cilat po i shfrytëzon më së miri në fushë dhe sot u pa edhe ndaj Aston Villas.
Një ndeshje e dominuar dhe e fituar me meritë nga Spursat që morën në fund një fitore 4-0 ndaj ekipit të Steven Gerrard.
Që në minutën e 4’, Son Min kaloi përpara miqtë në një ndeshje shumë të bukur ndërsa në pjesën e dytë sërish lojtari i momentit, Dejan Kulusevski arriti të shënonte një tjetër gol me peshë në 50’ teksa në 66’, Son Min mbylli vulosi fitoren. Ai gol lehtësoi plotësisht miqtë që gjetën sërish rrjetën pikërisht me sulmuesin korean
Me këtë fitore, Tottenham mund të thuhet se është shumë pranë vendit të katërt që të dërgon direkt në Champions e në fakt me paraqitjet që po bën është ekipi që më shumë e Meriton në krahasim me Arsenal apo Man. United./Ora News/.
