Shihni golin, Vedat Muriqi mposht Atleticon. I jep një tjetër goditje Simeones
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Prill 2022, 18:15
Vedat Muriqi ringjall shpresat e Mallorcas për mbijetesë në La Liga. “Pirati” dardan arrin të shënojë dhe të jetë deçiziv në ndeshjen tepër të rëndëssishme ndaj Atl. Madrid në shtëpi.
Edhe pse janë rikthyer zërat që e shikojnë Muriqin larg Mallorcas, sulmuesi vijon të jetë titullar dhe sot u rikthye te goli me një penallti vendimtare në 67’ të takimit.
Aq i rëndësishëm ishte ky gol për Muriqin e sidomos për Mallorcan dhe kuptohet kur shikon se skuadra fiton pas 7 humbjeve radhazi dhe katapultohet nga vendi i 18 në zonën e kuqe në vend të 15-të.
Për Atleticon një tjetër humbje pas asaj në Champions ku u kritikua për lojën mbrojtëse por edhe sot, skuadra e Simeones bëri vetëm një gjuajtje në kuadrat./Ora News/.
