Shqipëria dhe Kosova pësojnë humbje të thella në eliminatoret e Botërorit për femra
Shqipëria dhe Kosova për femra janë në të njëjtin grup eliminator të Botërorit. Të dy skuadrat shqiptare luajtën sot duelet e radhës për Grupin F duke pësuar humbje të thella por duhet thënë ndaj ekipeve që janë shumë më lart dhe marrin pjesë rregullisht në Kampionatet Botërore të femrave.
Kosova fillimisht humbi në transfertën me Norvegjinë që janë dhe kryesuesit e grupit eliminator, me rezultatin 5-1. Golin e vetem për dardanet e shënoi Ereleta Memeti teksa për vajzat nordike ra në sy tripleta e Ada Hegerberg.
Në “Elbasan Arena” luajtën edhe vajzat kuqezi ndaj Belgjikës, vendit të dytë të Grupit që janë dhe favorite bashkë me Norvegjinë për t’u kualifikuar.
Rezultati ishte i thellë 5-0 dhe këtu kuptohet dhe niveli tjetër i ekipeve të tjera edhe pse duhet thënë se Shqipëria ka bërë hapa para dhe deri tani ka 2 fitore duke mbajtur vendin e 4 në grup pas Polonisë dhe para Kosovës e Armenisë./Ora News/.
