Eriksen-Conte, gati akti i dytë. Fantazisti pranë rikthimit te Tottenham

Nuk ka më asnjë hezitim drejt Christian Eriksen. Mesfushori danez jo vetëm që ka rigjetur formën por po shkëlqen me gola si me Brentford ashtu dhe me kombëtaren.

30-vjeçari ka një entuziazëm të madh në fushë dhe e gjithë kjo mund të shpërblehet me një rikthim sensacional te Tottenham.

Me Spursat, Eriksen u bë një yll edhe pse nuk arriti të fitonte një trofe të rëndësishëm duke u larguar më pas te Interi ku fitoi titullin me Conten.

Është pikërisht trajneri italian që ka dhënë “ok” për ta rikthyer benjaminin e tifozëve në Londër aty ku në 6 vjet e gjysmë, shënoi 69 gola dhe dhuroi 90 asiste.

Është një lojtar që jep garanci dhe për më tepër, Conte kërkon eksperiencë që Eriksen e ka ndërsa për klubin nuk do të kishte asnjë shpenzim financiar duke qenë lojtar i lirë në fund të sezonit aktual me Brentford./Ora News/.