Infantino vjen me një propozim të ri, Kupa e Botës të luhet çdo 3 vjet
Infantino nuk dorëzohet. Siç mësohet, numri një i FIFA-s, pasi pranoi humbjen e tij në objektivin për të luajtur Kupën e Botës çdo dy vjet, ai është gati të propozojë një alternativë të re.
Sipas raportimeve të 'Sun', në fakt, presidenti i Federatës Botërore të Futbollit po përpiqet të organizojë Kupën e Botës çdo tre vjet si pjesë e një cikli turnesh 36-mujor: viti i parë do të përfshinte Kupën e Botës për Klube të zgjeruar. në 24 ekipe; në verën e vitit të dytë do të viheshin në praktikë kampionatet kontinentale, si ai evropian dhe Copa America dhe në fund, viti i tretë do të ishte pikërisht ai i Kupës së Botës.
Këtë projekt, kreu i organit drejtues të futbollit e ka paraqitur tashmë si propozimin e tij gjatë Kongresit të FIFA-s, të mbajtur në Doha përpara shortit të grupeve të Kupës së Botës që do të mbahet në Katar midis nëntorit dhe dhjetorit 2022.
Të presim tani sesi do të pritet kjo ide e re nga Infantino për ndryshimin e Kupës së Botës nga 1 herë në 4 vjet në 3 vjet, teksa projekti i vjetër çdo dy vjet ra poshtë./Ora News/.
